Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Ushqimet për të cilat nuk dihej se e luftojnë diabetin

Për diabetin flitet shumë, pasi që është një sëmundje që për fat të keq po përparon me shpejtësinë e dritës. Janë dhënë shumë mënyra për ta parandaluar e luftuar, shumë ushqime që e luftojnë e disa të tjerat që e nxitin. Në vijim ju paraqesim gjashtë ushqime, për të cilat askush deri më tani nuk e ka ditur se e luftojnë diabetin.

AVOKADO, Avokado është ushqim i pasur me yndyrë, por një nga të rrallët që nuk e dëmton sistemin digjestiv. Pra, avokado është përplot me yndyra të ngopura dhe tretet ngadalë, duke e mbajtur në nivelin e duhur sheqerin në gjak. Yndyrat e dëmshme në avokado madje mund të ndihmojnë në kthimin mbrapsht të efektit të rezistencës së insulinës dhe të ndalojnë rrezikun nga diabeti.

MISHI I GJEDHIT, Shumë ‘ekspertë’ pohojnë se mishi i kuq është i dëmshëm për njerëzit, por në fakt, mishi i gjedhit është një ushqim i hatashëm në luftimin e diabetit. Proteinat në mish ju mbajnë ngopur për më gjatë dhe luftojnë dëshirën për ushqimet e dëmshme.

GJALPI NGA KIKIRIKËT, Studimi i fundit ka zbuluar që gjalpi nga kikirikët mund ta ndalojë apo shtyjë oreksin për 2 orë. Yndyrat e ngopura me të cilat është i pasur gjalpi po ashtu janë mbështetje e shëndetshme për metabolizmin e njeriut.

MOLLËT, Një mollë në ditë ju ndihmon që të jeni të shëndetshëm. Kanë pak kalori dhe shumë fibra, e po ashtu e ndalojnë urinë midis shujtave.

Mollët po ashtu ndikojnë kundër kolesterolit të dëmshëm dhe ndalojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Hani një mollë së bashku me flluskat me qumësht në mëngjes dhe do të keni një mëngjes të ekuilibruar dhe të shëndetshëm.

VEZËT , Në bazë të një studimi të bërë në Australi, është vërtetuar se personat që për tre muaj kanë konsumuar vezë, kishin kontroll më të mirë ndaj oreksit, në krahasim me ata persona që nuk i kishin konsumuar.

Njerëzit me diabet, tipi 2, nuk kishin treguar rritje të kolesterolit. Proteinat në vezë janë përplot me aminoacide dhe nutriente të tjera vitale. Vezët parandalojnë sulmet e urisë dhe janë zgjedhja e duhur për të gjithë ata që e luftojnë diabetin.

BROKOLI , Asnjë listë e ushqimeve nuk mund të kompletohet pa perimet e gjelbra. Brokoli njihet fare mirë si super-ushqim dhe shpeshherë përmbyll majat e dhjetë ushqimeve më të shëndetshme në botë.

Është i pasur me antioksidues dhe me vitamina C. Brokoli po ashtu përmban një sasi të bakrit, që rregullon nivelin e sheqerit në gjak, në arterie dhe në vena, duke ndikuar drejtpërdrejt në luftimin e diabetit.



Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 


 

REKLAM