Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë. Por këto bishta të hollë janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C.Bishtat, gjethet dhe lëvorja e pemës së qershisë janë të gjitha të dobishme për shëndetin e njeriut. Me bishtat e qershive mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe plot vlera.Informacionet e deritanishme na tregojnë se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta, por do të nxitoheshim nëse do të thoshim se çaji në fjalë ndihmon në rënien në peshë. Kjo për faktin se nuk ka të dhëna shkencore të mjaftueshme të mbështesin këtë pretendim.Sidoqoftë, ajo që shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje është se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë ofrojnë avantazhe në rënien në peshë duke larguar lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka. Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive është parandalimi i rëndesës kardiovaskulare falë uljes së tensionit të gjakut. Bishtat e qershive kanë një efekt detoksifikues sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi. Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto avantazhe të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje.Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji.Vlerat e çajit të bishtave të qershive• Ka efekt qetësues• Shuan etjen• I bën mirë veshkave.• Luan rol diuretik• Pastron gjakun• Vonon formimin e gurëve në veshka.• Ul kolesterolin• Largon lëngjet e tepërta nga trupi• I bën mirë mëlçisë.• Ndihmon në rënien në peshë• Bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar.
bubullimalana@gmail.com