Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Këto janë 5 perimet më të shëndetshme që duhet të hani.

Nëse i keni vënë synim vetes që të ushqeheni shumë shëndetshëm atëherë do të zbuloni se lista e pesë perimeve më të shëndetshme është shumë e vyer për ju. Një nga përfitimet kryesore që merrni duke ngrënë perime të freskëta është se qëndroni të ngopur për shumë kohë. Nëse hani perimet e mëposhtme, jo vetëm që do të ndiheni të ngopur, por edhe nuk do të keni fryrje.
Barishtet Ato janë të pasura me vitaminat A dhe C të cilat pakësojnë hormonin e stresit që është një ndër përgjegjësit e masës dhjamore në pjesën e belit dhe akumulimin e ujit në trup. Spinaqi dhe lakrat e egra si lëpjeta apo laboti janë disa prej barishteve me pak kalori dhe shumë fibër.
Kungujt e vegjël Nëse jeni në kërkim për një dozë të mirë ushqyesish atëherë zgjidhni kungujt e vegjël. Ato përmbajnë pak kalori dhe ju ngopin menjëherë. Përveç përdorimit në gatim, zijini kungujt dhe pijeni ujin në mëngjes. Ky lëng pastron trupin dhe ju mban të hidratuar.
Kastraveci është një perime e pasur me ushqyes dhe ndihmon kundër fryrjes dhe akumulimit të lëngjeve. Kastraveci ju mban të ngopur më gjatë. Ju mund ta përfshini atë në lëngje të ndryshme me mollë, mente për të marrë sa më shumë vitamina dhe freski.
Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje si lulelakra apo lakrat e brukselit, luftojnë inflamacionin dhe balancojnë sheqerin në gjak. Brokoli është një burim i shkëlqyer fibre dhe kalciumi. Lulelakra nga ana tjetër përmban shumë vitaminë C ndërsa lakrat e vogla janë një burim i shkëlqyer folate dhe vitaminash A dhe C. Të gjitha këto e ndihmojnë metabolizmin të bëjë një punë të shkëlqyer.

Preshi përmban shumë fibër dhe ul kolesterolin. Ai është i pasur në kalium dhe vitamin C. Në këtë mënyrë, preshi mbështet sistemin kardiovaskular duke mbrojtur shtresat e brendshme të enëve të gjakut nëpërmjet antioksidantit të quajtur kamferol.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM