Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

Çaji i mentes i vetëm që shkrin dhjamin


Çaji i mentes është një ndër pijet më të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur, por që mbart vlera të shumta  shëndetësore. Gjethet e mentes janë të pasura me vitaminat C, D, E, por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin, si dhe i vijnë në ndihmë organizmit duke trajtuar një sërë problemesh.

Eleminon erën e keqe të gojës

Rekomandojmë çajin e mentes i cili freskon frymëmarrjen, lufton bakteret dhe mbron mishrat e dhëmbëve.


Ndihmon në lehtësimin e stresit
 Kur vije puna tek stresi dhe ankthi, çaji i mentës është aleati juaj kryesorë. Mentoli i pranishëm në forma të ndryshme te herbët është i njohur si relaksues i muskujve. Ky manifestim fizik i relaksimit pas pirjes së çajit të mentës mund të vërehet në largimin e stresit dhe të ankthit.
Provoni të pini caj nga menta teksa e dëgjoni këngën tuaj të preferuar përgjatë një pushimi të shkurtër 4-5 minutësh.
Menta lufton pagjumësinë
Probleme të shpeshta tek njerëzit janë problemet e gjumit që vijnë nga përgjegjsitë e ndryshme. Insomnia apo pagjumësia mund të trajtohet me përdorimin e mentës.
Provoni të pini çajin e mentës para se të shtriheni për të fjetur dhe do të shihni se një gjë e tillë do të jetë shumë ndihmuese për organizmin dhe trurin tuaj. Prania e përbërësve që kanë aftësi qetësuese ju ndihmojnë të keni gjumë komod dhe të qetë.
Pini çaj dhe të lexoni ndonjë kapitull të librit para se të flini dhe kjo do të jetë për ju terapia më e mirë. Menta ju ndihmon ta pastroni trurin nga ngarkesat dhe shqetësimet e përditshme.
 Çaji i mentës ndihmon në koncentrim
 Një studim i ri i kryer nga “International Journal Neurosience” ka treguar se çaji i mentës rritë fokusin dhe koncentrimin. Një tjetër studim i bërë në Universitetin e  Cineinnati-t, ka zbuluar se konsumimi mentës është më i rëndësishëm se konsumimi i çfarëdo çaji tjetër.
Pastrojeni lëkurën me mentë
 Nëse vuani nga problemet hormonale të tilla si aknet dhe shenjat, ky përbërës mund të jetë solucioni juaj natyral çaji i mentës shton ngritjen e estrogjenit, ndihmuesit kryesorë ne rregullimin e hormoneve dhe si rrjedhojë, vije deri tek  pastrimi i lëkurës.

Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 


 

REKLAM