Këto analiza kanë dëshmuar se shalqiri përmban vitamina A, C, potas, hekur dhe magnez. Prania e vitaminës C dhe potasit luan rol kyç në pastrimin e organizmit, hidratimin, si dhe mban nën kontroll tensionin dhe shman fryrjen e këmbëve.
Edhe pleqtë tanë na kanë treguar se ky frut ka veti çudibërëse, por shkencëtarët vërtetojnë se shalqiri përmban elemente që i luftojnë radikalet e lira, mes tyre lipoceni, i cili është një element i rëndësishëm, pasi redukton mundësinë për tu prekur nga disa lloje të kancerit.
Po të konsumohet në mënyrë të rregullt, shalqiri mbron arteriet, mban nën kontroll hipertensionin dhe shmang sëmundjet kardiake. Në sajë të pranisë së madhe të kripërave minerale, shalqiu shmang ndjesinë e lodhjes.
bubullimalana@gmail.com