Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.
Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit, por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme. Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrat e akumuluara në organizëm. Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.
Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër smundjeve të ndryshme shëndetësore si bronkiti dhe ulçra.
Sipas të dhënave, çaji i gjetheve të fikut është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta. Mund të përdorni gjethe të njoma, por edhe të thata. Nëse vuani nga bronkiti, zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulcerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.
⟴LANA ON
bubullimalana@gmail.com