Breaking Posts

16/trending/recent
Type Here to Get Search Results !

REKLAM


 

10 shenjat të cilat ju tregojnë se vuani nga tiroidja


Gjëndra e tiroides mund të jetë e vogël por ka rol shumë të rëndësishëm dhe problemet e saj mund të kenë një impakt të madh në trupin tonë. Këto janë 10 shenjat të cilat po ju lajmërojnë se ju keni problem me gjendrën tiroide dhe duhet të kryeni një kontroll sa më parë.
1.Pesha juaj ndryshon drastikisht
Është normale që të kesh ndryshime të vogla në peshë por nëse përjetoni një shtim apo humbje të madhe të kilogramëve duhet të vizitoni patjetër doktorin. Dhe ndryshimet e mëdha në metabolizëm vijnë si pasojë e efekteve që ka hormone i tiroides në trup.
2.Humbja e flokëve. 
Nuk bëhet fjalë për ato fijet e flokëve që mund t’ju humbasin gjatë një dushi. “Alopecia areata” një gjendje e cila ju bën të humbisni shumë flokë shkaktohet nga problemet e tiroides. Madje ndryshimet në hormonet e kësaj gjendre mund të dëmtojnë dhe folikujt e flokëve.
3.Shkoni më shpesh në tualet
Mund të mendoni që “udhëtimet” e shpeshta duke vrapuar drejt tualetit vijnë si pasojë e helmimit nga një ushqim por ekziston mundësia dhe që aftesia tretëse e trupit tuaj mund të jetë ndikuar nga problemet që shkakton mosfunksionimi normal i hormoneve të tiroides.
4.Shtohen të rrahurat e zemrës
Zemra juaj ka receptorë të tiroides gjithashtu. E kur hormonet e kësaj gjendre janë mbi normalen, mund të ketë efekt dhe mbi zemrën duke shtuar palpacionet e saj, ose me fjalë të thjeshta mund të rrisë të rrahurat e zemrës.
5.Keni tension shumë të lartë ose shumë të ulët
Hormonet e tiroides mund të “luajnë” dhe me tensionin. Vlerat e këtyre hormoneve mbi normalen mund të sjellin tension shumë të lartë dhe më pak hormone mund të ndikojnë në tensionin shumë të ulët.
6.Ankthi. 
Një tiroide jo aktive mund të lidhet me ankthin dhe depresionin, sepse kjo gjë mund të sjellë që funksionet e trupit në tërësi të ngadalësohen dhe kjo është një nga mënyrat se si mund të nisë gjendja e depresionit.
7.Ndiheni shumë të lodhur. 
Të gjithë mund të lodhemi, por kur një tiroide që funksionon keq prodhon shumë pak hormone dhe mund të ndiheni gjithë kohën sikur keni nevojë për të fjetur gjumë dhe nuk keni aspak energji.
8.Mund të keni probleme me kockat. 
E ndërkohë që shumica prej nesh humbjen e kockave e përjetojnë me kalimin e moshës, një tiroide hiperaktive mund ta përshpejtojë këtë proçes. Hormonet e shtuara të kësaj gjendre mund ta çojnë trupin në një gjendje katabolike dhe kjo do të çojë në dobësimin e kockave, duke rritur rrezikun dhe për otesoporozën.,
9.Mund të përjetoni “mjegullën e trurit’. 
Është gjendja ku harroni çelësat në shtëpi ose nuk ju kujtohet emri i dikujt në zyrë vazhdimisht. Kjo vjen pasi truri ynë nuk është imun nga ndryshimet që vijnë nga problemet me tiroiden, dhe kur niveli i hormoneve të saj është i ulët ju mund të jeni më të shpërqënduar ose mund të keni problem me kujtesën.
Periodat tuaja nuk janë të rregullta. 
Tiroidja mund të ketë efekt dhe në hormone të tjera në trupin tonë, siç janë hormone e riprodhimit. Kjo mund të çojë në perioda jo të rregullta ose më keq akoma, femrat mund të kenë probleme me infertilitetin. 




Δημοσίευση σχολίου

0 Σχόλια
* Please Don't Spam Here. All the Comments are Reviewed by Admin.

Below Post Ad

 Kujdes! Informacioni është vetëm për qëllime informative dhe nuk synon të diagnostikojë ose të përshkruajë trajtim. Gjithmonë konsultohuni me një mjek të specializuar!



 

REKLAM